
MMbaj mend që ishte bërë shumë kohë që doja të shkoja ne terapi dhe më në fund e mora guximin të leja një takim. Mendoj se ishte gjëja më e mirë që kam bërë për veten. Kultura Shqiptare mund ta konsiderojë paksa tabu ama është dicka shumë qetësuese dhe ndihmuese, qoftë dhe vetem një takim për të zbuluar më shumë për veten.
Jo detyrimisht duhet të kemi dicka traumatike për të kërkuar ndihmën e psikologut , ndonëse cdokush prej nesh e ka kaluar të paktë një her në jetë dicka që ka lenë shenjë , në mënyren e të menduarit apo ne pjesën emocionale.
Këshillat e mia për një takim sa më të mirë me psikologun janë këto:
Shkoni pa patur pritshmëri të plota
Ju mund të keni një ide se si do të jetë seanca juaj e parë, por ju premtoj se do të shkojë më mirë nëse hyni pa e menduar gjatë. Mos mendoni se si do të ndiheni, për çfarë do të flisni, apo për ndonjë gjë tjetër veçse të futeni në dhomë dhe të jeni vetvetja.
Shkoni 10 minuta më heret
Nëse shkoni duke nxituar atëhere trupi juaj do të jetë I lodhur apo ndoshta jo në gjendje qetesie dhe në këtë mënyre ju mund të humbi fokusimin dhe të mundoheni të `merrni fryme` ndërko që humbisni minuta të vlefshme për ju.
Stresi psikologjik dhe emocional:
Trauma ndikon në tre zona të trurit, duke përfshirë hipokampusin, amigdalën dhe korteksin paraballor. Më tronditëse, mund të shkaktojë ndryshime të qëndrueshme në të tre fushat.
Çfarë është edhe më keq? Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) mund të shkaktojë dëmtim të funksiomit të trurit dhe të bëjë ndryshime të rëndësishme në madhësinë e tij sipas disa studimeve që janë zhvilluar te kafshët. Për më tepër, stresi post-traumatik çon në një gjendje ndjesie luftimi ose fluturimi që shkakton më tej prodhimin e tepërt të kortizolit.
Është shumë normale të qani gjatë seances tuaj të parë
Shumica e njerzve që kërkojnë të kryejnë takime me psikologë kanë një qëllim pas vendimit dhe normalisht që mund të preken. Unë personalisht ja fillova të qaj sapo u ula në kolltuk dhe nuk pushoja dot , kisha kaq shumë mendime në kokën time. Ama në fund të takimit pata një ndjesi clirimi dhe vetbesimi!

Shkoni në takim me dëshirën për të thënë të vërteten.
Ka shumë raste që ne e kemi të vështirë te hapemi apo kemi frikën e paragjykimit. Dua të rikujtoj se psikologu juaj nuk ka asnjë të drejte të gjykojë për të kaluarën tuaj , për vendimet apo situatat e krijuara. Përkundrazi është aty për të mbeshtetur për të dhënë këshilla dhe opinione te vlefshme për të ndihmuar . Po do i bëni dëm vetes nëse nuk jeni në rregull duke i thënë terapistit tuaj asgjë tjetër përveç të vërtetës. Unë e kuptoj se është e vështirë të pranosh gjëra të caktuara, sidomos në kulutën shqipëtare , por do të humbisni kohën dhe paratë tuaja duke mos qenë i sinqertë. Ju nuk do t’i lejoni vetes mundësinë e shërimit ose pranimit.
Eksploro pasigutë e tua.
Fillimi është I vështirë për cdo një dhe ndonjëher ne kemi të vështire të flasim dhe të hapemi dhe pas disa kohësh , por është shumë e rëndësishme të kuptoni se duke I anashkaluar disa situate sepse ju bëjnë të ndiheni në siklet apo të pasigurt , po I bëni një dem vetes duke mos lejuar që të rriteni dhe të kuroheni nga ajo situatë e caktuar. Në shumicën e rasteve janë ato gjërat që ju nuk mund ti ndani për kollaj që lënë më shumë vranga në gjendjen tuaj emocionale. Kushtonjini rëndësinë e duhur dhe merrni guximin të flisni për ato.
Provoni disa terapistë
Ashtu si një palë këpuce të rahatshme duhet të mundoheni të gjeni terapistin e duhur për ju që ju bën të ndiheni me të vërtet Rahat dhe mirë. Nëse gjatë takimit të parë ju nuk patë asnje ndryshim apo ndiheni jo shumë pozitiv atëher ju këshilloj të vizitoni disa terapistë sat ë gjeni atë të duhur. Është një ndjesi emocionale dhe ka nevojë për një lidhje të pastër mes të dyja palëve. Ndoshta gjindet me të parën , apo ndoshta ka nevoje për disa seanca.Ju këshilloj të ndiqeni nga një person që mund të vijë nga kultura të ngjashme në mënyrë që niveli I kuptimit të jetë më I madh.
Shpresoj që të gjithë ju lexuesit tanë të ndiheni sa më në paqe me veten dhe personat që ju rrethojnë.