GGri, erresire, bubellima. Te gjitha egersite e motit ishin mbledhur ne shpirtin tim. Era e furishme frynte ne te gjitha drejtimet duke lekundur ne cdo moment qelizat e mia.
Cdo dite me tumbonte ne vesh nje ze I ashper, I eger e I ftohte qe me thoshte:‘Je e imja’, ‘Je prona ime’, ‘Duhet te besh ate qe dua une, ‘Je e pavlere’ ‘Je e padukshme’ ‘Je e shemtuar’. Une urdheroj dhe ti zbaton.
Cdo dite e imja niste me friken qe e nesermja nuk do ekzistoje dhe me mendimin qe edhe e sotmja me mire te mos ekzistonte.
Trafikimi u be jeta ime e erret, u be frika e diteve te mia. Por me ne fund diteve te trafikimit ju erdhi fundi. Ne shpirtin tim mbeten shume plage te hapura, shume te nxira te dukshme dhe te padukshme.
Kisha frike te kerkoja ndihme, kisha frike ta ngrija zerin, kisha frike ti thoja ndalo mendimeve negative qe me kishin pushtuar.Por serisht nuk mund ta injoroja ate zerin e larget qe me therriste per zgjim, qe me therriste per shprese me therriste per jete.
Jam shume e re, jam ne moshen me te bukur. Jeta po me therret. Ka akoma shprese qe dite me te bukra do vijne per mua, gezimet do zevendesojne plaget , dhe lumturia do fshije te nxirat.Duke menduar ne kete menyre ne rruget e jetes time hyri nje psikologe e cila me miresine dhe mirekuptimin e saj ndryshoi jeten time.
Cdo dite fillonte me nje mendim pozitiv, dhe cdo mendim pozitiv ushqente qelizat e trurit, te trupit, ushqente ato qeliza qe ishin ne kerkim te jetes. Arrita te ngrija koken, arrita ta shihja dhe vleresoja veten per ate qe jam. Jam padiskutim nje femer unike ashtu sic do njeri eshte unik ne llojin e tij.
Me siguri ka shume femra shqiptare qe do ta gjejne veten tek historia ime:
Deshiroj qe ta ngrini koke lart dhe te mendoni qe asgje dhe askush nuk do tju beje me te ndiheni te pavlera.