10 Hapat për vendosjen e kufinjve të shëndetshëm

KKufinjte jane nje nga mjetet me te fuqishem qe keni ne mardhenie.  Kufinjte krijojne hapesiren per te pasur nje komunikim te kenaqshem pasi perforcojne rendesine dhe sigurine e çdo maredhenie.   

 Kur kufinjtë janë të paqartë, ju ndiheni të pasigurt për veten tuaj. Ju ecni me atë që duan të tjerët sepse është më e lehtë. Ju nuk doni të rrezikoni një konflikt të mundshëm kështu që ju heshtni. Por diçka duhet të ndryshojë! 

 Kjo do të thotë të vendosësh kufinj !

Çfarë janë Kufinjtë?

Kufinjtë janë limite që i vendosni vetes për atë në të cilën jeni të gatshëm të merrni pjesë. Ata nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e dikujt tjetër. Këtu janë hapat për t’ju përcjellë se si të vendosni një kufi:

1. Dije Çfarë Dëshiron

Nëse keni kaluar vite duke mohuar atë që dëshironi, e kuptoj. Nuk jeni vetëm ju që keni përjetuar dicka të tillë!

Filloni nga pak për të ndërtuar besimin tuaj. Këto pyetje mund t`ju ndihmojnë të krijoni një ide.

Shembull:

Cilat vlera janë të rëndësishme për ju?

Çfarë është më e rëndësishme për ju në marrëdhënie?

Çfarë ju shqetëson më shumë në marrëdhënie?

Çfarë nuk kërkoni por që e dëshironi fshehurazi?

Kaloni pak kohë duke shkruar përgjigjet tuaja. Bërja e kësaj do t’ju ndihmojë të merrni qartësi në lidhje me atë që është e rëndësishme për ju – dhe kjo bën të gjithë ndryshimin.

2. Jepini Leje Vetes

Pengesa më e madhe për të kërkuar atë që dëshironi është frika. Frika se dikush do të zemërohet ose do të zhgënjehet.

Vendosja e kufijve do të thotë të ndiesh frikën dhe ta bësh atë gjithsesi. Kjo bëhet më e lehtë me praktikë. Filloni me njerëzit më të sigurt derisa të fitoni besim.

3. Jini specifik për atë që dëshironi

Kur vendosni kufijtë, jini të qartë dhe konciz. Shmangni kërkesën për të ndryshuar të tjerët. Ky është kontroll jo një kufi. Dëshirat tuaja duhet të jenë të lehta për tu kuptuar.

Shembull: Unë vërtet kam nevojë për ndihmë me sistemimin e shtëpisë. A ka dicka që mund të bësh për tmë ndihmuar ?

4. Pyetni pa falje

Një nga arsyet kryesore që njerëzit luftojnë me vendosjen e kufijve është faji. Ju mund të mendoni se të kërkoni atë që dëshironi është egoiste, por jo!

Hiqni dorë nga besimet e vjetra që nuk ju shërbejnë është një pjesë e rëndësishme e rritjes. Veproni sikur ju e meritoni të kërkoni atë që dëshironi sepse e meritoni

5. Shikoni pritshmëritë tuaja

Pritshmëritë janë pakënaqësi të paramenduara veçanërisht kur vendosni kufij. Kërkimi i asaj që dëshironi nuk garanton rezultat. Mbani mend se të kërkoni nga dikush të bëjë diçka që nuk e ka bërë kurrë më para , mund të krijojë pritshmëri joreale. Kujdes me atë cka kërkoni.

6. Pranoni `Jo` ( kundërshtimin)

Jo gjithmonë do të merrni atë që dëshironi. Dhe kjo është okay. Gjëja kryesore është të arrini të kuptoni dhe të kërkoni vendosjen e kufinjve, ama jo të gjithë do ti zbatojnë ato. Ndoshta mund dhe të bini në konpromis për disa gjëra jo esenciale.

7. Mos e merrni personalisht

Herë pas here, mund të merrni një reagim të keq. Reagimi i tyre ka të bëjë më shumë me ata sesa me ju. Pjesa e vetme që ju takon është mënyra se si komunikoni me të tjerët. Nëse keni probleme me përmbajtjen e zemërimit tuaj – mund të flisni me psikologun tuaj për përmirësimin e tij.

8. Merrni Përgjegjësinë për Nevojat tuaja

Kuptoni që është përgjegjësia juaj të kujdeseni për veten. Gjithmonë keni plane alternative në mënyrë që nevojat tuaja të mos jenë gjithmonë të varura nga të tjerët. Nevojat tuaja janë përgjegjësia juaj. Të presësh që dikush tjetër ta kujdeset për ju do coj në zhgënjim.

9. Jepja vet Vetes

Nëse i kërkoni partnerit tuaj mbështetje dhe ai nuk është i disponueshëm, a keni të tjerë për të telefonuar? Nëse jo, pse jo?

Sigurohuni që keni disa mundësi për të plotësuar nevojat tuaja. Këtu mund të përfshihen miq apo familjarë. Të pasurit një rreth shoqëror apo alternativa ju fuqizon dhe e bën marrëdhënien tuaj parësore më të fortë. Në këtë mënyrë ju shmangni zhvillimin e një varësie jo të shëndetshme nga një person.

10. Lëreni rezultatin përfundimtar

Pjesa më e vështirë e përcaktimit të kufijve është pranimi i rezultatit. Ndonjëherë, do të merrni atë që dëshironi dhe herë të tjera, jo. Kjo është pjesë e marrëdhënieve të pjekura, të shëndetshme

Përfitimet e kufijve

Të mësosh të vendosësh kufij është një nga gjërat më të mira që mund të bësh për veten. Vendosja e kufijve mund të rregullojë shëndetin e një marrëdhënieje.

Nëse ata nuk ju respektojnë, ju mund të dëshironi të rishqyrtoni marrëdhënien tuaj. Nëse dikush reagon negativisht sa herë që bëni një kërkesë, ky është informacion i rëndësishëm. Kufijtë theksojnë nëse një marrëdhënie është reciproke.

Ju meritoni të plotësoni nevojat tuaja – dhe kufijtë janë mënyra për t’ju çuar atje shpejt!

Search